Dele Alli dhe Ben Davies ia sigurojnë tre pikët Tottenhamit ndaj Newcastle
Tottenham Hotspur e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të Premier Ligës, duke shënuar fitore prej 2-0, në ndeshjen me Newcastle United.
Në ndeshjen që u zhvillua në St. James’ Park, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino fitoi relativisht leht, me anë të golave nga Dele Alli dhe Ben Davies, shkruan Periskopi.


Skuadrës mysafire ia bëri më të lehtë punën përjashtimi me të kuq i Jonjo Shelveyt, i cli shkeli me qëllim Dele Allin.
Kështu kjo ndeshje shënoi një fillim të mirë për skuadrën londineze, ndërsa një fillim të hidhur për të rikthyerin në Premier Ligë, Rafael Benitez. /Periskopi



