Spektakulare nga futbollistët shqiptarë, shënojnë shtatë gola në fitoren 10-0 në Zvicër

Spektakulare nga futbollistët shqiptarë, shënojnë shtatë gola në fitoren 10-0 në Zvicër

Skuadra zvicerane e Grasshopers ka luajtur kundër Romontois në kuadër të Kupës së Zvicrës, duke fituar me rezultatin e thellë 10-0.

Më meritorët për fitoren e Grasshopers ishin futbollistët shqiptarë, pasi shtatë nga dhjetë golat e kësaj ndeshje, u shënuan nga ta.

Valon Fazlliu dhe Florian Kamberi kanë shënuar nga tri gola, teksa gol shënoi edhe Avdijaj.

Shpërndaje në: