Momenti kur Cristiano Ronaldo shpërtheu nga nervat dhe shtyu gjyqtarin kryesor (Video)
Cristiano Ronaldo sot pati një nga paraqitjet më interesante në karrierën e tij.
Kjo për arsye se ai pasi u inkuadrua në fushë në minutën e 60-të, arriti të shënojë një supergol, por edhe morri dy kartonë të verdhë, që rezultuan në të kuq dhe përjashtim nga loja, shkruan Periskopi.
Kur ai u ndëshkua me të dytin të verdhë, nuk arriti t’i mbajë nervat dhe reagoi duke e shtyrë gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
Më poshtë mund të shihni momentin e përjashtimit të Ronaldos nga ndeshja. /Periskopi



