Numri 7 ‘mallkim’ te Interi nga Quaresma e deri te Kondogbia, por jo vetëm kaq (Foto)

Numri 7 ‘mallkim’ te Interi nga Quaresma e deri te Kondogbia, por jo vetëm kaq (Foto)

Xhofrei Kondogbia është vetëm, i fundit në një serie lojtarësh që, pas lamtumirës së Luis Figos, ka mbajtur veshur fanellën me numër 7 tek Interi, duke shpresuar te fati i mirë.

 

geoffrey-kondogbia-586216

 

Por, që prej largimit të portugezit, ai numër ka qenë objekt i një “mallkimi” të vërtetë: Kondogbia, i fundit që e ka zgjedhur, ka qenë edhe protagonist i një dezertimi të stërvitjes për të forcuar largimin.

 

Kuarezma

 

Rikardo Kuarezma do të ishte “trashëgimtari” i parë, pasi Figo e mbajti pas shpine për katër vite. I ardhur në Milano me pritshmëri të mëdha: vetëm 32 ndeshje dhe 1 gol të regjistruar. Kushtoi rreth 25 milionë euro.

 

Pacini Inter

 

Pas tij i kalon Xhianpaolo Pacinit, me siguri njëri nga më pak të dobëtit; për të 50 ndeshje dhe 16 gola. Pas italianit, fanella i kalon Kutinjos, me siguri njëri nga pengjet më të mëdha të kohëve të fundit nga interistët, tashmë i kërkohet Liverpulit për 100 milionë euro.

 

Kutinjo

 

Me largimin e brazilianit, 7 i jepet Skelotos: do kujtohet vetëm për golin në derbin ndaj Milanit.

 

Skeloto Inter

 

 

Eksperiencë më anonime e Ishak Belfodil, autor i vetëm 8 ndeshjeve dhe 1 goli. I parafundit (përpara Kondos) që e ka mbajtur veshur është Pablo Osvaldo, që koleksionon 19 ndeshje dhe 7 gola si zikaltër në vitin e vetëm në Milano.

 

Shpërndaje në: