Aubameyang: “Unë dëshiroj të shkoj te Milan, por ata janë duke fjetur”
Pasi shënoi një “hat-trick” në Kupën e Gjermanisë me Borusian e Dormundit në sfidën kundër modestëve të Rilazingen-Arlen, Aubamejang nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në “Instagram” ka deklaruar vullnetin e tij për t’u kthyer në Milano, por sipas sulmuesit kuqezinjtë po flenë gjumë.
“Unë dëshiroj të shkoj, por ata janë duke fjetur, çfarë të bëj?”
Aubamejang u pyet nga tifozët edhe për numrin 7 që aktualisht është i lirë te Milani, 28-vjeçari në këtë moment ka zgjedhur të imitojë spikerin e stadiumit.





