Supermesfushori katalanas beson në merkato pas humbjes së mbrëmshme
Andrés Iniesta pranoi pas finales së parë të Superkupës së Spanjës se atmosfera e jetuar në “Camp Nou” ishte e befasuar.
Prania e madhe e turistëve në stadium ka bërë që të dëgjohen disa këngë në favor të Real Madridit.
Një situatë që ekipi katalanas e ka jetuar me siklet. “Është e çuditshme se çfarë ndodhi me publikun, nuk është e këndshme të mbështetej rivali. Nuk e di nëse kjo është çështje e shitjes së biletave, por ka qenë e komplikuar,” – tha ai. Iniesta, gjithashtu, ka analizuar ndeshjen dhe theksoi forcën e Real Madridit.
Mesfushori ka minimizuar inatin e autogolit, një masë që sipas Pep Segura, menaxher sportiv i klubit, vendosi fatin e ndeshjes.
“Është një veprim që mund të ndodhë në çdo ndeshje. Me disavantazhin 0-1 ka qenë e vështirë, por ne ia dolëm të barazojmë. Më pas e patë çfarë ndodhi. Merkato mbyllet në fund të verës. Klubi është duke u përpjekur të bëjë një ekip shumë konkurrues. Jam i sigurtë se nga dita në ditë do të përmirësohemi,” – nënvizoi Iniesta.



