Deklaratë befasuese e Mourinhos pas fitores së djeshme 4:0 ndaj West Hamit

Deklaratë befasuese e Mourinhos pas fitores së djeshme 4:0 ndaj West Hamit

E ka vlerësuar me nota pozitive Zhoze Murinjo premierën e tij në kampionat. “Ndeshja ishte e vështirë. Ishte e hapur deri kur ishim 2-0 dhe ata patën një rast për të shënuar. Nuk ishte një ndeshje që meritonte rezultatin 4-0. Por kur je i qetë, luan me vetëbesim.

Ne nuk e nisëm shumë mirë. Dukeshim nervozë, por më pas u rritëm. Një fjalë që mua më pëlqen shumë është vetëbesimi. Lojtarët luajtën me vetëbesim dhe luajtën futboll. Ishte një paraqitje shumë pozitive”, ishin fjalët e para të teknikut të Junajtid, i cili, në lidhje me ndeshjen e Lukakut, shtoi:

“Është e rëndësishme për lojtarët e rinj që ta nisin me gol kur janë sulmues. Është bukur për Moratën, Runin, Lukakun dhe Lakazetin që shënuan. Është diçka pozitive për vetëbesimin e tyre. Vendi i parë? Fakti që e nisim me fitore dhe jemi në krye nuk do të thotë asgjë. Ajo që do të thotë shumë për mua është loja dhe niveli i vetëbesimit.

Ne humbëm 2 pikë kundër Uest Hemit sezonin e shkuar pas ndeshjeve shumë të ngjashme, ku dominuam. Këtë herë fituam. E vërteta është se në pjesën e fundit të ndeshjes, në vend që të ishim të mërzitshëm dhe ta kontrollonim atë, ne shënuam edhe një gol të tretë dhe katërt dhe mundëm ta shijojmë. Lindelof, jashtë skuadre? Ndryshe nga Matiç dhe Lukaku, ai do kohë të ambientohet me Premier Ligën”.

 

Shpërndaje në: