Cristiano Ronaldo dënohet ashpër nga Federata Spanjolle e Futbollit (Foto)
Portugezi Cristiano Ronaldo do t’i mungojë RealMadridit në pesëndeshjet e ardhshme, në garat që organizohen nga Federata Spanjolle e Futbollit.


Ronaldo morri dënim më të rëndë, sepse pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë, ai nga frustrimi shtyu nga mbrapa gjyqtarin kryesor të takimit, transmeton Periskopi.
Fituesi i fundit i Topit të Artë do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, atë në udhëtim te Deportivo la Coruna, në shtëpi ndaj Valencias dhe Levantes dhe përsëri në udhëtim te Real Sociedadi. /Periskopi



