McGregor trajnon si ‘bishë’ para meçit me Mayweather (Foto)
Irlandezi Conor McGregor po vazhdon të trajnohet për meçin me Floyd Mayweather.
McGregor ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, ku shihet duke ushtruar me ekipën e tij, transmeton Periskopi.
Mayweather është favorit i madh sipas basteve, por irlandezi paraqet një rrezik të madh për amerikanin, pasi ka fuqi nokautuese.
Dueli zhvillohet më 26 gusht, në Las Vegas. /Periskopi







