Veseli nuk tregohet aspak inovator, kopjon idenë e ‘Çmimit për Inovacion’

Veseli nuk tregohet aspak inovator, kopjon idenë e ‘Çmimit për Inovacion’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar dje Qendrën Inovative të Kosovës, ku kishte deklaruar se Kuvendi do të ndajë “Çmimin për Inovacion”. Këtë deklaratë si plagjiaturë e ka cilësuar Bashkim Fazliu Migjeni, i cili ka pohuar se pikërisht ai është autori që ka propozuar “Çmimin për Inovacion”.

Në një deklaratë për media, ai ka shkruar se ndjehet mirë që idetë e tij do të realizohen në Kosovë, por thotë se ato duhet të pranohen nga ata që i përvetësojnë se kah i kanë marrë këto.

“Opinioni ynë e din fare mirë dhe qartë se si në fushatën elektorale të 2013 për kryetar të Ferizajt se si promovova idenë unike në Kosovë për themelimin e “Çmimit për Inovacion” për të nxitur kreativitetin e të rinjve tanë, të cilën më pastaj i kam propozuar edhe Kuvendit të Ferizajt për miratim. Dhe i dini fare mirë pastaj përvetësimin e ultë që ma bëri kryetari Svarqa (2015), duke e ndërruar emrin në Novatori me pretendimin se nuk ekziston fjala inovacion në gjuhën shqipe dhe gjithë atë debat të gjatë në shkurt 2015, duke mbrojtur “Çmimin për Inovacion”. Në anën tjetër, bile kryetari i Kuvendit nuk po e ndërron asnjë fjalë e asnjë e asnjë pikë të asaj që kam propozuar e themeluar në Kuvendin e Ferizajt – Çmimi për Inovacion, ndërsa njëjtë sikur ky më i vogli, por e përvetëson tërësisht për vete këtë çmim, duke bërë plagjiaturë të pastër”, vazhdon deklarata.

Sipas tij, me një kërkim të thjeshtë në Google apo Facebook, mund të gjenden pohimet lidhur me çmimin për inovacion.

Madje thotë se për këtë çmim pati hapur edhe një faqe në Facebook (2014), të cilin mund ta gjeni duke kërkuar “Çmimi për Inovacion” në Facebook.

“Prandaj, ditëve në vijim do të shqyrtoj mundësinë ligjore për të mbrojtur pronësinë intelektuale edhe kundrejt Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili pa autorizim dhe leje nga unë si ideator dhe themelues, ka promovuar themelimin e shpërblimit “Çmimi për Inovacion” pa autorizim dhe leje paraprake. Në këtë material siç mund ta gjeni edhe në librin tim “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit” që është libri i parë nga autorë shqiptar në fushën e inovacioneve dhe menaxhimit me ato, kam propozuar që institucionet tona duhet të themelojnë çmime të tilla si “Çmimi për Inovacion”. Dhe në këtë rast, kryetari i Kuvendit e ka përvetësuar komplet idenë, duke e marrë si të veten. Kjo është shumë e ulët për një prijës të institucioneve tona. Prandaj, do të përballemi në gjyq përderisa Kadri Veseli nuk e pranon publikisht se ky shpërblim “Çmimi për Inovacion” në Kosovë është ideuar nga unë, Bashkim Fazliu Migjeni”, thuhet më tej në deklaratë./

 

Shpërndaje në: