Tifozët e klubit gjerman të Hansa Rostock-it i ‘kallin’ tribunat (Foto)

Tifozët e klubit gjerman të Hansa Rostock-it i ‘kallin’ tribunat (Foto)

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, që rezultojë në fitorën e mysafirëve të Hertha Berlinit 2:0 ndaj vëndasve të Hansa Rostock-ut, u ndërpre gjatë lojës ku zënkat mes tifozëve kulmuan me hedhje të mjeteve piroteknike ndaj njëra tjetrës.

Ndeshja mes Hansa Rostock dhe Hertha Berlin është ndërpre 15 minuta para fundit të takimit për shkak se tifozët e dyja ekipeve hodhën fishekzjarre duke shkaktuar kaos, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Por, pas një pause të shkurtër ndeshja iu kthye normalitetit ku në fund mysafirët iu gëzuan fitorës duke fituar me rezultat 2:0./Periskopi/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: