Bolt pasi i fitoj gjitha medaljet në atletikë, i kthehet futbollit: Ja për cilin ekip do të luajë

Bolt pasi i fitoj gjitha medaljet në atletikë, i kthehet futbollit: Ja për cilin ekip do të luajë

Usain Bolt do të luajë me Mancheter United kundër Barcelonës në ndeshjen e legjendave të dy klubeve, nëse arrin të riaftësohet në kohë nga dëmtimi në tendina që pësoi në garën e fundit në 4x100m në kampionatin botëror në Londër.

Sprinteri xhamajkan gjithmonë ka dëshiruar të kishte një karrierë në futboll pasi të largohej nga atletike. Ai është tifoz i United dhe madje njëherë telefonoi gjatë një emisioni sportiv në radio për të diskutuar për skuadrën, duke iu dashur të bindte edhe drejtuesin se ishte ai vetë e jo ndonjë mashtrues.

Ndeshja do të luhet më 2 shtator dhe për United do të marrin pjesë ish-lojtarë si Edwin van der Sar, Paul Scholes, Dwight Yorke e Phil Neville.

Për Barcelonën do të jenë, ndër të tjerë, Gaizka Mendieta, Eric Abidal, Miguel Ángel Nadal, Gheorghe Popescu, Ion Andoni Goikoetxea e Julio Salinas.

 

Shpërndaje në: