Ky është super-talenti meksikan i cili është duke u kërkuar nga Liverpool dhe Barcelona (Video/Foto)
Liverpool ka kontaktuar skuadrën Santos Laguna për mesfushorin Ulises Rivas Gilio, shkruajnë mediat meksikane.
Thuhet se Santos kërkon 5 milionë funte për të liruar kartonin e tij.
‘The Reds’ do të përballen me konkurrencë të madhe për shërbimet e tij, me Barcelonën dhe Anderlechtin si skuadrat më të interesuara për 21 vjeçarin.
Rivas, një mesfushor defanziv, është i njohur për fizikun dhe energjinë e madhe që posedon. Vetëm dy lojtarë kanë mbuluar distancë më të madhe në vrapim për 90 minuta gjatë edicionit të kaluar në Liga MX të Meksikës.





