Të rejat më të fundit në lidhje me Coutinhon
Gazetari spanjoll Guilleme Ballague për situatën e Coutinho thotë se “Pavarësisht nga ajo që thonë mediat katalanase, Liverpool nuk i ka vendosur asnjë çmim Coutinho’s dhe klubi në fjalë insiston që lojtari nuk është në shitje”.
“Asnjë takim nuk do të mbahet mes klubeve për të diskutuar për këtë çështje”, u shpreh ai.
“Liverpool gjithashtu nuk ka kërkuar asnjë çmim apo shkëmbim me lojtar, madje as që mendohet për një gjë të tillë”, tha Ballague.
“Preferoj të mos mendoj që ai mund të largohet pasi do te ishte shumë keq. Ai është një lojtar i madh dhe një mik shumë i mirë për mua. Është normale që ekipe tjera të medha të interesohen për të”, ka thënë sulmuesi i Liverpoolit, Firminho.
Henderson: “Është situatë e vështirë për Phil [Coutinho-n]. Ne duam që ai të qëndroj. Ai është lojtar i klasit botëror. Nuk e di nëse mund ta influencoj atë por edhe nëse flas me të do të mbetet private. Kjo gjë nuk ka të bëjë shumë me mua”.
Klopp për Coutinho: “Asgjë nuk ka ndryshuar në asnjërin aspekt. Ai nuk është ende i gatshëm për të luajtur. Kjo është gjëja që më intereson më shumë”./Periskopi/



