Reali apelon për zvogëlimin e suspendimit të Ronaldos, ja vendimi i apelit
Real Madridi është duke punuar intensivisht për të zvogëluar dënimin e Cristiano Ronaldos.
Superylli portugez u dënua me pesë ndeshje moslojë pas kartonit të kuq dhe shtyerjes që i bëri gjyqtarit të takimit De Burgos Bengoetxea.
Për këtë vendim duhet të merret në konsideratë edhe respekti ndaj gjyqtarit që është përtej gabimeve të tij. Në këtë rast të Ronaldos është ekzekutuar minimumi i vendimit për shkak të gabimit të gjyqtarit, ashtu siç shkruan në nenin 96 të kodit disiplinor të RFEF.
Vendimi i Komitetit të Apelit do të dihet pas orës 13:00, koha përfundimtare e caktuar për të analizuar gjithë dokumentacionin.



