Montella befason me deklaratat për Shkëndijën

Montella befason me deklaratat për Shkëndijën

Trajneri i skuadrës së Milanit, Vincenzo Montella para ndeshjes së nesërme me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, ka dalur sot para gazetarëve për të folur për këtë ndeshje. Montela, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve  ka thënë se “kuqezinjtë” nga Tetova, janë më të mirë se Kraiova (Rumuni), raporton zeri.info

“Kanë më shumë ndeshje zyrtare në këmbët e tyre, përfshi këtu tri takimet në preliminaret e Europa League. Pastaj vijnë pas një fitore kundër kampionëve në fuqi të Maqedonisë. Kanë ide ë qartë të lojës dhe në sulm e kanë një futbollist të talentuar dhe të paparashikuar si Ibraimi.”, ka thënë Montela.

Trajneri i ‘Rossoneri’ po ashtu ka parashikuar se kjo ndeshje e vlefshme për “play off” të Europa League, do jetë e vështirë. Ai në kohë të njëjtë ka pranuar se futbollistët e tij mund ti komplikojnë punët në fushë, pasi Shkëndija  është një skuadër mjaft mirë e organizuar në fushë.

“Varet nga ne sa do jetë ndeshja e komplikuar. Ata (Shkëndija) janë mjaft të mirë të organizuar por ne duhet të mendojmë për objektivin tonë. Në 20 metrat e fundit të fushës duhet të jemi më të mirë dhe kuptohet edhe më të kujdesshëm. Ne në çdo ndeshje luajmë dhe do të luajmë për të fituar.”, ka përfunduar Montella.

Shpërndaje në: