Ronaldo gati ndaj Osasunas
Super-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se është i gatshëm për sfidën ndaj Osasunas në fundjavë.
Madrilenët takohen me skuadrën në fjalë të shtunën, në ndeshjen e radhës në La Liga.
“Po, unë do të luaj kundër Osasunas”, deklaroi Ronaldo.
Portugezi ishte lënduar në finalen e Europianit të kësaj vere, ku Portugalia u përball me Francën. /Periskopi.com



