Super-lajm për Barcelonën: Përforcohet me dy lojtarë që kushtojnë 222 milionë euro (Foto)
Barcelona ka vendosur t’i shpenzojë 222 milionë eurot e përfituara nga shitja e Neymar në PSG.
Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele do të jenë dy përforcimet e reja të Barcelonës.
Me paratë e shitjes së Neymar në Paris Saint-Germain, gjiganti katalan ka vendosur të sjell yllin e Liverpoolit dhe fenomenin e Borussia Dortmundit.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona i dëshiron që të dy në “Camp Nou” për të rikthyer entuziazmin te katalunasit, që duket se kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm.
Dy lojtarët nuk janë duke luajtur me klubet e tyre aktuale dhe transferimi i tyre në “Camp Nou” tashmë quhet punë e kryer nga “Mundo Deportivo”, të Barcelonës.





