Cana nis zyrtarisht kursin për trajner

Cana nis zyrtarisht kursin për trajner

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka nisur kursin për t’u bërë trajner.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila sqaron se 33-vjeçari ka nisur kursin për licencën e UEFA B.

“Ka nisur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursi “UEFA B”. Në këtë kurs marrin pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator. Kursi është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Ky është kursi “UEFA B”, numër 22. E veçanta e këtij kursi lidhet me faktin se pjesëmarrës në të është edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili po përgatitet që në të ardhmen ti hyjë rrugës së trainingut”, vijon tutje njoftimi.

cana/Periskopi.com

Shpërndaje në: