E fëlliqi publikisht, parukierja i kërkon falje nuses: Nuk e dija që ti… (Foto)

E fëlliqi publikisht, parukierja i kërkon falje nuses: Nuk e dija që ti… (Foto)

Një rast sa i çuditshëm edhe i veçantë ka ndodhur me një nuse në qytetin e Fierit. Është periudhë dasmash dhe të gjithë nxitojnë për të gjetur parukieren më të mirë në qytet, por ja që njëra prej tyre ka fëlliqur keq një vajzë që e ka bërë nuse.

Ajo ka hedhur në Facebook fotot e vajzës të bërë nuse, ndërsa shkruan se duhet t’i jepte lekët që i kishte borxh për shërbimin e ofruar.

Nuk e dimë se sa lekë i kishte nusja parukieres, ama lajmi bëri xhiron e internetit e me siguri i ka vajtur në vesh edhe nuses.

Jo më larg se sot parukierja ka bërë një lajmërim të dytë, ku i kërkon falje publike Anxhelës, komplet e penduar.

Anxhela te kerkoj falje publike pasi i ka ndodhur nje fatkeqesi dhe nuk isha ne dijeni. I kerkoj familjarisht falje”, thotë parukierja.

Shpërndaje në: