Transferi më i ri i Barelonës ka arritur për t’i kryer testet mjekësore (Foto)

Transferi më i ri i Barelonës ka arritur për t’i kryer testet mjekësore (Foto)

Paulinho ka arritur në Nou Camp ku do të prezantohet si lojtar i Barcelonës.

Lojtari ka ardhur nga Guangzhou Evergrande për shumën e 40 milionë eurove.

Braziliani sot do tu nënshtrohet testeve mjekësore për të nënshkruar pastaj me Barcelonën.

Ai madje ka postuar një foto me një nga rekuizitat e Barcelonës, ku pas dite do të prezantohet si lojtar.

Barcelona e ka postuar po ashtu foton ku ka shkruar: “@paulinhop8 [Paulinho] është duke i kryer testet mjekësore në Barcelona Hospital dhe Ciutat Esportiva”.

Barcelona është në kërkim edhe të dyshes Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

 

 

Paulinho arrin në Barcelonë për testet mjekësore (Foto)

 

 

 

Shpërndaje në: