Tifozët e Realit tallen keq me Piquen: Mësoni se për çfarë (Video)
El Clasico kthyes i Superkupës së Spanjës ishte i përkryer – natyrisht nga këndvështrimi i madrilenëve.
Klubi mbretëror shënoi një tjetër fitore spektakolare në shtëpi ndaj Barcelonës me dominim të madh.
Dhe, në një moment gjatë ndeshjes Gerard Pique u largua nga loja, e kjo nuk kaloi aq thjeshtë.
Zëvëndësimi i tij me Semedon u shoqërua me këngë në kor nga 90 mijë tifozët në Camp Nou, të cilët brohoritën “Se queda”.
“Se queda”, që në shqip do të thotë “ai qëndron”, është fjalë e përdorur nga Pique në një postim në Tëitter me një foto bashkë me Neymarin.
Të gjithë e dimë se çka ndodhi pas këtij postimi në Tëitter i cili ende nuk është fshirë, pasi Neymar kaloi te PSG për 222 milionë euro.
Dhe, kjo nuk ka mundur të kalojë pa u tallur i gjithë Bernabeu me Piquen dhe postimin e bërë prej tij, kur ky u largua kokë ulur në drejtim të stolit për t’u zëvëndësuar me Semedon.
Vërtet një tallje spektakolare, të cilës Pique do të mundohet t’i hakmerret në dhjetor në El Clasicon e La Ligas i cili zhvillohet po ashtu në Bernabeu.
Se queda. pic.twitter.com/RtPHUr9iTH
— Gerard Piqué (@3gerardpique) July 23, 2017
Santiago Bernabeu “Se queda” chants during El Clasico pic.twitter.com/f3vHLhhu7W
— RMadridVids (@RMadridVids) August 17, 2017



