Deri vonë këndoi në sheshet e kryeqytetit, tash vjen me videoklip (Video)

Deri vonë këndoi në sheshet e kryeqytetit, tash vjen me videoklip (Video)

Nuk besoj të jetë dikush që ka kaluar në sheshin e Prishtinës e mos t’ia ketë marrë vëmendjen një zë i mrekullueshëm i një djaloshi të ri.

Quhet Kristi Karkanaqe dhe kishte zgjedhur një mënyrë të lirë për promovimin e tij duke u vendosur në sheshin e Prishtinës dhe duke argëtuar të pranishmit me muzikë live, shkruan GazetaExpress.

Por ëndrra e tij si duket po shkon drejt realizimit, mundësia për t’u njohur nga publiku gjithandej tani është e realizueshme pasi Kristi sapo ka publikuar një videoklip.

“Flying High” quhet kënga, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Kristi ndërsa për muzikën është kujdesur Lindi Islami./GazetaExpress/

Shpërndaje në: