Mustafa takohet i fundit me banorët e Rugovës

Mustafa takohet i fundit me banorët e Rugovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka takuar dhjetëra aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhur me shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mustafa ka dëgjuar të gjitha qëndrimet dhe ka shpalosur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e interesuar, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Vërejtja më e madhe e të pranishmëve ishte se Komisioni Shtetëror nuk ka pasur mjaftueshëm komunikim me publikun për t’i njoftuar me këtë proces, duke krijuar hapësirë për mos kuptime dhe paqartësi në këtë proces.

Shpërndaje në: