Ishte në transmetim të drejtpërdrejt kur nisi shiu i rrëmbyeshëm, por ja çfarë bëri moderatori (Video)
Moderatori i emisionit “BonBon” në RTV 21, Lorik Bakija, ka kaluar momente të vështira sot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Emisioni ishte paraparë të mbahej në terasën e RTV21, por shiu i rrëmbyeshëm i ka detyruar të gjithë që të futen brenda në studio.
Mirëpo, asgjë nuk ka kaluar kaq lehtë: moderatori i emisionit është ai që e ka pësuar, kur në hyrje të emisionit ka filluar shiu dhe breshëri, raporton RTV21.
Ai është nuk është ndalur, deri sa ka paralajmëruar përmbajtjen e emisionit.
Në videon më poshtë shikoni këtë moment të vështirë të tij.



