Ndërpritet Vllaznia-Kukësi, fiken dritat në “Loro Boriçi”
Vllaznia më në fund është rikthyer të luajë në stadiumin e vet. Kishin plot 17 muaj shkodranët që nuk shkelnin në “Loro Boriçin”.
Skuara e Shkodrës e inauguroi stadiumin perballe Kukësis në ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore.
Por ndeshja nuk u perfundua ashtu si duhej pasi ne minuten e 91′ u shkeputen dritat. Rezultati deri ne ate minute ishte me porta të paprekura 0-0.
Para fillimit të lojës u mbajt një minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të Vllaznisë, Kol Gjoni Belaj, i ndarë nga jeta disa ditë më parë.



