I ndan për shkak të fesë, por dashuria e tyre nuk mbaroi as pas 50 viteve (Foto)

I ndan për shkak të fesë, por dashuria e tyre nuk mbaroi as pas 50 viteve (Foto)

Një gjyshe belge tash 68 vjeçare ka filluar kërkimet për ish të dashurin e saj, një dashuri kjo e ndaluar  për 50 vite me radhë.

Josiane Van Craeyveld ka qenë tinejxhere  kur e ka takuar Peter Baker në një kafe në Kortrijk, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.

Ish ushtari amerikan ka qenë disa vjet më i vjetër se Josiane. Ndërkohë gjyshja belge për 50 vite me radhe e ka mbajtur një fotografi të tij të shkrepur qysh moti.

E kur Peter është rikthyer në Angli, ata kanë shkëmbyer mesazhe me njëri tjetrin. Ndërsa letrat Josianes ia përkthente një mik i shkollës atë kohë dhe komshi njëkohësishtë.

Por, lidhja e tyre përfundoi kur prindërit e Josianës, i kanë shkruar Peter se kurr nuk do të mund të ketë asgjë në mes të një britanezi protestant dhe një vajze katolike.

E pas kësaj Josiana u martua me një djal të quajtur Henri Parmentier, teksa kanë pasur një martesë të lumtur për 50 vite me radhë.

Por edhe përkundër kësaj Josiana, ende e dëshiron dashurin e parë për Peter. E mbesa e saj Isabelle Bruneel, ka nisur një kampanjë në medie sociale për ta gjetur atë.

“Isha në shtëpinë e gjyshes dhe teksa po shikoja fotografitë e vjetra e gjeta një që se kisha parë më herët. Ishte fotografia e të dashurit të parë të gjyshes.  Ishte dashuri e ndaluar. Ai ishte protestant dhe nëna e gjyshes e ndaloi këtë. Ata kanë shkëmbyer letra dashurie me njëri tjetrin, të cilat ua ka përkthyer një komshi. Është thjeshtë një rrëfim i bukur dashurie”, ka shkruar mbesa.

Ndërkohë Josiana ka deklaruar: “Pas gati 50 vitesh, ende jam e lumtur me burrin tim, por ende dua të di se çfarë ka ndodhur me Petrin tim. Ai ka punuar në batalionin në Ranst, por dilte edhe në Kortrijk”, rrëfen ajo.

Dashuria e tyre, daljet në kafene të qytetit kanë zgjatur për një vit me radhë, ndërsa pas kësaj për një kohë ata kanë shkëmbyer vetëm letra në mes vete.

“Rashë në dashuri, por prindërit ma ndaluan. E normalisht atëherë duhej dëgjuar prindërit”, thotë Josiane.

E më tej Josiane tregon se ka qenë bukur vështir t’ia rrëfente burrit të saj, se dëshiron ta rigjejë dashurin e parë.

“Së pari më dha një përgjigje të shkurtër. Por i’a bëra të qartë Henrit se nuk duhet të frikësohet për asgjë.  Thjeshtë dua të di çfarë ka ndodhur me Peter, pasi thjeshtë ka mbetur në mendjen time”, rrëfen Josiane./Periskopi

Shpërndaje në: