Do të doja të luaja më gjatë nën Mourinhon
Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka folur rreth trajnerit Jose Mourinho.
Ylli suedez thotë se do të dëshironte të luante më gjatë nën menaxhimin e strategut portugez.
“Mourinho është një organizator. Ai di gjithçka rreth lojës”, deklaroi Ibrahimovic.
“Unë nuk ndiej shumë keqardhje, por më vjen keq që unë nuk kam luajtur më gjatë nën menaxhimin e Mourinhos”. /Periskopi.com



