Chelsean gjen ‘Terryn e ri’
Chelsea duket se ka gjetur pasardhësin e John Terryt në mbrojtje.
Londinezët janë duke vëzhguar mbrojtësin e talentuar të Burnley, Michael Keane, të cilin e shohin si zëvendësimin e duhur për kapitenin e ‘blues’.
23-vjeçari ka qenë në të kaluarën pjesë e akademisë së Manchester United, ndërsa nga viti 2014 aktivizohet te Burnley.
Në anën tjetër, John Terry pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni, në rast se nuk vendosë të transferohet te ndonjë skuadër tjetër. /Periskopi.com



