Rezultatet e xhiros së tretë të Vala Superligës së Kosovës
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Lideri aktual, Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Hajvalisë me rezultat 3:0, ndërsa Besa dhe Drenica janë ndarë baraz 1:1.
Këto janë rezultatet:
Ferizaj 1 – 2 Gjilani
Drenica 1 – 1 Besa
Prishtina 3 : 0 Hajvalia
Trepça 1 – 4 Liria
Drita 0 – 1 Llapi
Feronikeli 4 – 1 Trepça 89
Prishtina gjendet në pozitën e parë me nëntë pikë, e ndjekur nga Besa dhe Drenica që kanë nga shtatë pikë.
Në pozitën e fundit gjendet Hajvalia, skuadër kjo e cila nuk ka arritur të mbledhë asnjë pikë në tre ndeshjet e para. /Periskopi.com



