Tahiri i përgjigjët sërish Serbisë (Dokument)
Mediat serbe dje raportuan se në Bruksel është paraqitur ekipi menaxherial për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Po ashtu, u raportua se dje është arritur kjo marrëveshje.
Mirëpo, kjo gjë është demantuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Ky ekip vetëm është zëvendësuar me dy anëtarë të rinj sepse në fakt është themeluar në vitin 2013 pasi që është arritur marrëveshja për normalizim.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka demantuar lajmet që kanë dal në media, se gjoja është duke u diskutuar çështja e Asociacionit në Bruksel, si dhe gjoja është formuar grupi menaxhues për Asociacionin.
Ministrja Tahiri ka konfirmuar se në raundin e tashëm të bisedimeve, për të cilat gjenden në Bruksel, në agjendë nuk është Asociacioni, por janë tema tjera, për të cilat është njoftuar, si, lëvizja e lirë, përkatësisht reciprociteti në tabelat e automjeteve, kadastri, diplomat, vlerësimi për revitalizim dhe me datën 13 shtator, kodi telefonik shtetëror për Kosovën. /ZËRI/




