Çun Lajqi reagon ashpër ndaj afisheve kundër VV-së
Aktori i njohur, Çun Lajqi, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj disa afisheve të vendosura nëpër rrugët e Prishtinës, në të cilat sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje krahasohet me kriminelin Zeljko Raznatoviq – Arkan. Lajçi ka thënë se përmes këtyre krahasimeve po mundohet të largohet vëmendja nga Demarkacioni, “Zajednica” dhe Klani Pronto.
Më poshtë e keni statusin e plotë:
Kështu e krahasojshit dikur Ibrahim Rugovën me Milloshin-more të mjerë!!!
Ja me çfarë marrinash na çelë sabahi neve të “mirëve, urtakëve, demokratëve të Kosovës demokratike ” E postova ( jo se jam i VV as që dua ti mbrojë ) por se mu kujtue viti 99-2000 kur në lagjën time nji mengjes u mbush pllatoja e Kurrizit me të tilla fletushka, por atbotë krahasohej Ibrahim Rugova me Millosheviqin. Kujt i duhen këto krahasime e dinë ATA të mjerë që duan ta qesin n’harresë DEMARKACIONIN e ZAJEDNICEN e Klanin PRONTO! Si mund ta quajsh vllaun tand prej gjakut Arkan dhe kriminel e shkatërrues. Ta krahasosh me PARAMILITARË. A nuk u mbushet mend me z. Ibrahim Rugovën të cilit i thoshit shká e Millosh dhe pikërisht etiketimet e tilla ju shkaktuen humbjet ma të thella ne zgjedhjet e para! Por Neve që s’na frynë për PARTITË tuaja nuk na e largoni dot vemendjen nga Demarkacioni as nga Zajednica – morem mësim nga i shejti Ibrahim!



