Man United fiton 4-0 për të dytën herë radhazi (Foto/Video)
Manchester United ka fituar me rezultat 4-0, në ndeshjen e saj si mysafir i Swansea Cityt.
United fitoi me anë të golave nga Eric Bailly, që shënoi në fund të pjesës së parë, dhe golave të shënuara në minutat 81, 82 dhe 84 nga Romelu Lukaku, Paul Pogba dhe Anthony Martial, shkruan Periskopi.
Në anën tjetër edhe Swansea City arriti të rrezikojë dy apo tre herë portën e David De Geas, por pa sukses për të shënuar.
Tani United prin në tabelë pas dy ndeshjeve me gjashtë pikë, ndërsa Swansea ka të grumbulluar vetëm një pikë, pasi barazoi në ndeshjen e parë. /Periskopi





https://www.youtube.com/watch?v=mn9q25RhOr0



