4 sakandalet e Agnesës që lidhen me organizimet e Miss Kosova
Gara e bukurisë Miss Kosova 2003 e bëri Agnesën, nga një vajzë e panjohur në një fëmër që do flitej per të. Vajza nga fshati Zhdrellë, që njhej vetëm në rrethinën e komunës së vogël të Istogut, sa hap e mbyll sytë u bë e njohur edhe në kryeqytet; destinacion që Agnesa vetëm kishte mundur ta ëndërronte.
Duke përdorur bukurinë si mjet për të depërtuar, Agnesa nisi edhe vet të organizojë aktivitete që lidheshin me bukurinë. Por jo gjithcka shkoi si eshte me se miri, shkruan Magazina.al. Organizimet nen firmen e saj, u percollen me shume skandale.
Skandali i parë.
Agnesa Vuthaj, pas një viti që mbajti kuroren e Miss Kosovës, refuzojë që atë ta jap për pasardhësen e saj, shkruan Magazina.al. Me gjithë insistitimin e organizatorëve që ajo ta dorëzojë kuroren sepse kështu e don traditen, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ajo mbjati kuroren e Miss-it, derisa vet organizoi këtë garë bukurie në vitin 2006.
Skandali i dytë
Duke u muduar ta tregojë vetën si humaniste, Agnesa gjatë organizimit të Miss Kosova 2006, premtoi se 10 për qind të parave nga bilatat e shitura do t’ua jap Shoqatës së Invalidëve të luftës së UCK-së, të cilët në atë kohë përballeshin me mungesë përkrahje institucionale. Por kjo nuk ndodhi. Vuthaj nuk dërgoi fare paratë tek Shoqatat e Luftës, gjë që u akuzua rëndë nga këto të fundit se ajo keqpërori emrin e shenjtë të UCK-së për qëllimet e veta. Për këtë skandal patën shkruar edhe mediat në atë kohë duke e quajtur Agnesen “Miss Mashtruesja”.
Skandali i tretë:
Një skandal kishte përshfshirë spektaklin e bukurisë në vitin 2010, i cili ishte organizuar nga Agnesa Vuthaj. Gjashtë konkurente ishin tërhequr nga gara vetëm një ditë para finalës së spektaklit, pasi kishin kuptuar se çmimi ishte shitur Morena Tarakut, e cila edhe është kurorëzuar me kuroren e më të bukures në Kosovë atë vit, përciell Magazina.al
Skandali i katërt
I fundit ishte ky që ndodhi para dy ditesh. Miss Kosova u zhgodh një vajzë nga Argjentina. Menjërëherë pas këtij vendimi të jurisë, sic pati shkruar Magazina.l, nisën kritikat nga njohësit e kësaj industrie. Më pas u zbulua se miss Universe Kosova, është e dashura e një biznesmeni nga Kosova që jeton në Dubaj e të cilin Agnesa e takonte sa hërë shkonte në këtë vend, dhe në këmbim të “mikëpritjes” ia bëri të dashurën Miss Kosova. Magazina.al



