Mourinho: Guardiola menaxher shumë i mirë

Mourinho: Guardiola menaxher shumë i mirë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur për Pep Guardiolan para derbit ndaj skuadrës së këtij të fundit.

Manchester United pret nesër në shtëpi rivalin nga qyteti, Manchester Cityn, ndërsa portugezi thotë se ‘qyetarët’ kanë një skuadër shumë të mirë dhe një menaxher shumë të mirë.

“Ata kanë një skuadër shumë të mirë, ata kanë poashtu një menaxher shumë të mirë”, deklaroi Mourinho.

“Ata janë konkurrentë për titull dhe ne duhet t’i respektojmë ata. Ata ishin një ekip shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, dy sezone më parë, tre dhe katër sezone më parë, ndoshta pasi pronarët e rinj arritën te kjo skuadër”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: