Millaku në prova te Hajduk Split
Talenti i Istogut, Met Millaku do të qëndrojë për 12 ditë në prova te skuadra e madhe kroate, Hajduk Split.
Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori i Istogut, i cili po qëndron në Kroaci.
“Kam ardhur në Kroaci dhe nga e premtja do të nis provat te skuadra e Hajdukut të Splitit. Do të qëndrojë për 12 ditë në prova dhe nëse i kaloj me sukses, në janar do të nënshkruajë kontratë me Hajdukun”, ka thënë Millaku për Infokusi.
Millaku është vetëm 18-vjeç, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Dukagjinit të Klinës. /Periskopi.com



