Wenger: Shpresoj që Wilshere të mbyllë karrierën te Arsenali

Wenger: Shpresoj që Wilshere të mbyllë karrierën te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shprehur hapur dëshirën që mesfushori i huazuar nga kjo skuadër te Bournemouth, Jack Wilshere do ta mbyllë karrierën te klubi nga Emirates Stadium.

24-vjeçari u huazua te skuadra e Bournemouth në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere dhe kjo është bërë për shkak se ai nuk e kishte vendin e sigurtë në formacionin bazë të ‘topçinjve’.

“Unë nuk mund t’ia garantoja vendin dhe është logjike që atij t’i japim kohë. Sfida për të është që ai të luajë futboll”, tha francezi.

“Unë shpresoj që ai do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës. Ai është lojtar i klasit botëror, nuk ka nevojë të tregojë kualitetet e tij”, përfundoi Wenger. /Periskopi.com

Shpërndaje në: