Kimete Berisha dëgjon bisedën e dy burrave nga Kosova në plazhë, çuditet nga ‘muhabeti’ i tyre
Publicistes Kimete Berisha i ka bërë përshtypje një bisedë mes dy burrash shqiptarë nga Kosova në plazh, të cilët veçsa ishin njoftuar dhe kishin hyrë thellë në bisedë për çështje globale e vendore.
Berisha thotë se i dëgjoi fjalë për fjalë gjithçka që folën, edhe pse thotë se kjo ndodhi pa dashje, meqë ishin ulur prapa saj.
Dy burrat shqiptare kishin ndarë mes vete edhe disa gjëra konfidenciale, edhe pse ende nuk dinin emrin e njëri-tjetrit.
Lexoni rrëfimin e Berishës:
Bazuar në ngjarje të vërtetë
Dy burra (shqiptarë Kosove), u ulën në plazh pas shpinës sime dhe filluan muhabetin.
Pa dashur t’i dëgjoja, i dëgjova fjalë për fjalë çfarë flisnin.
Ia nisën me spitalin ushtarak të Tiranës, folën për një person ‘të afërt’ që kish qenē paqejf, e diagnostifikuan aty për aty (se thanë mjektë shqiptarë s’dinë gjë), e operuan, e varrosën, e vajtuan, ia bën obduksionin, pastaj konstatuan se megjithatë ‘u pshtu që ka vdek’), dhe dolën (pa humbur kohë) në temën e dëshmitarëve të mbrojtur dhe drejtësinë ndërkombëtare.
Folën për gjyqin e Hagës (për Gjykatën Speciale), dhe pastaj konstatuan se ‘të gjithë dëshmitarët e mbrojtur i kanë vrarë’ dhe nuk ia vlen të bëhesh dëshmitar, thanë, qysh kanë thënë ktyneherë pleqtë ‘kurrë mos u bë dëshmitar’. Ia treguan disa ‘sekrete’ njëri-tjetrit dhe vazhduan ritmin e bisedës.
Bisedës i jepnin ngjyrim
të rrezikshmërisë së lartë dhe konfidencialitetit. Me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe, i rrehën temat, njërën pas tjetrës, duke i dhënë secilit ‘sekret shtetëror’ trajtimin e duhur.
Fjalë mbas fjale (kurrë pa e ulur nivelin e përgjegjësisë) kaluan në politikën globale, pasi folën për Korenë e Veriut, i analizuan marrëdhëniet mes Rusisë dhe Amerikës dhe konstatatuan se Donald Trump është njeri ‘avdall’, budallë, shumë i poshtër, por megjithatë gjetën doza të papërgjegjësisë edhe te Barak Obama, të cilit ia adresuan disa faje:
‘Barak Obama ka faj që pas shumë kohësh nga ‘lufta e yjeve’, e ka kthyer në skenë Rusinë’, duke ia lënë ‘në dorë Sirinë…
Në fund të bisedës, njëri i tha tjetrit:
Qysh e pate emrin ti?
I kahit ke?
Ai u prezantua dhe ia ktheu pyetjen ‘Po ti i kahit je’!
Unë jam i filan vendit, i kam 7 fëmijë, 2 çika i kam martu, m’kanë mbet pa i martu edhe 3 tjera.
(nënvizim imi: veç në shoqërinë tonë, prindi thotë se ‘e ka martu çikën’, nuk thotë ‘u martu çika jeme’, se ku me ditë qysh i duket.
Përpara kanë thënë ‘e kam ndreq një çikë’, kur kanë dashur të thonë ‘i është martuar çika’, që do të thotë se të pamartuarat konsiderohen ‘të prishta’ derisa të ‘ndreqen’ ?
Në fund, u pajtuan të shkojnë të hanë dhe të vazhdojnë bisedën për ‘sekretet e luftës’.
‘Valla edhe ky Edi Rama drogirash ish kanë’, tha njëri, tjetri u pajtua plotësisht, dhe u nisën me shku me hëngër gullash.
P.S. Ndërkohë, para këmbëve tona ecnin këmbëzbathura gratë këmbëleshta të Durrësit, dhe djersa iu rrjedhte qimeve të tyre gjata, të zeza dhe të ashpra të këmbëve (thuajse i kanë mirëmbajtur me pleh).
Ato të ofronin petlla, flija, pallaqinka dhe kokoshka. Por, duhet me pas lukthin prej guri me pranu me hëngër diçka prej një gruaje me këmbë pa rru.
Të gjitha gratë shitëse të bregdetit shqiptar (duket sikur e kanë naj marrëveshje të brendshme mes tyre), mos m’i rru’ këmbët
(Lum si ato, që s’kanë komplekse?)



