Milan shumë pranë transferimit të lojtarit të Fiorentinas (Foto/Video)
Milani ka gëzuar të gjithë tifozët para ndeshjes me Crotonen në Serie A.
Klubi nga Milano ka njoftuar se Nikola Kalinic do t’i bashkohet atyre nga Fiorentina.
Kroati është blerja e 11 e kuqezinjve në këtë afat kalimtar veror.
Detajet e këtij transferimi ende nuk janë bërë publike, gjë që pritet të ndodh gjatë ditës së hënë.
Transferimi i Kalnic erdhi pasi Milani dështoi të transferojë Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi.
????️⚽️ pic.twitter.com/zeuiya91yc
— AC Milan (@acmilan) August 20, 2017




