Lojtari i ekipit kombëtar shënon në Gjermani, por nuk mjaftoi (Video)

Lojtari i ekipit kombëtar shënon në Gjermani, por nuk mjaftoi (Video)

Prej shkurtit 2016, Jurgen Gjasula e kishte harruar shijen e golit, që e gjeti sot, edhe pse nuk i vlejti Grojter Fyrtit, që u mund 3-1 në Kil, nga Holshtajn Kili.

Mesfushori 31-vjeçar ka pasur shumë oferta edhe këtë verë, por ka vendosur të qëndrojë në Fyrt, ku është një lider tashmë, por kampionati ka nisur shumë keq, me 3 humbje rresht.

Sot Gjasula shënoi që në minutën e 11-të, duke u treguar i shpejtë në një rrëmujë në zonën kundërshtare, por Holshtajn Kili përmbysi gjithçka me 2 gola në pjesën e parë dhe të tretin me 11-metërsh 14 minuta para përfundimit.

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x5xh8yw#tab_embed

 

 

Shpërndaje në: