Edhe Vesa Luma shkruan diçka për vdekjen e Bajram Rexhepit
Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ish kryeministri i parë i vendit, Bajram Rexhepi, shkruan Periskopi.
Pas lajmit të vdekjes së tij, kanë vërshuar telegrame ngushllime nga politikanë dhe fytyra publike të vendit. Edhe Vesa Luma, këngëtarja e njohur kosovare e cila po jeton në Tiranë, ka ngushlluar familjen për humbjen e Rexhepit.
“R.I.P kryeministër! #Bajram Rexhepi”, ka shkruar Vesa teksa përbri statusit ka postuar një fotografi me rastin e intervistimit të Rexhepit me gruan në emisionin “E diela me Vesën”. /Periskopi




