Griezmann e kishte sharë keq gjyqtarin, mund të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme (Video)

Griezmann e kishte sharë keq gjyqtarin, mund të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme (Video)

Antuan Grizman mund të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të kampionatit spanjoll të futbollit,. Shkak është kartoni i kuq i marrë ndeshjen e parë në kampionat ndaj Girona, pasi u ndëshkua dy herë brenda minutës me të verdhë.

Grizman u rrëzua në zonë në minutën e 66, por gjyqtari Martiniz Munuera e cilësoi një simulim veprimin e sulmuesit të Atletiko Madrid.

Ndaj ai dha karton të verdhë, por pak sekonda më vonë nxori nga xhepi edhe të kuqin.

“Në minutën e 66, lojtari (7) Antuan Grizman u përjashtua nga loja për arsyen e mëposhtme: Ai m’u drejtua me fjalët “je një copë m…” pasi i kisha nxjerrë kartonin e verdhë”, shpjegonte në raportin e tij zyrtar gjyqtari spanjoll.

Rregulloret e kampionatit spanjoll parashikojnë që për një shkelje të tillë, ku lojtari përjashtohet nga loja për fyerje të gjyqtarit, ai pezullohet me 2 apo 3 ndeshje.

Mungesa e Grizman në takimet e radhës mund të penalizojë Atletikon në këtë fillim sezoni, ku skuadra e Simeones nuk ka luksin që të humbasë më pikë të tjera pas barazimit që në javën e parë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=MjfJCUvHoRI

 

 

 

Shpërndaje në: