Talenti i Real Madridit pas paraqitjeve të fundit, vlen 500 milionë euro (Foto)
Merkato ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit dhe klubet po nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre të mëdha.
Një nga emrat e lakuar së fundmi në median spanjolle është talenti i Realit të Madridit, Marko Asensio, i cili kërkohet nga disa klube të mëdha europiane, përfshi këtu dhe rivalin e përjetshëm të Realit, Barcelonën.
Por mësohet se Asensio do të nënshkruajë kontratë të re me Realin, në të cilën do të ketë ndryshime të mëdha në kontratë për të ardhmen e tij.
“Marca” raporton se me kontratën e re Asensio do të ketë klauzolë largimi prej 500 mln euro.
Asensio do të ketë rritje page prej 3.5 në 4.5 milion euro në sezon pa tatimin. Ylli madrilen pritet të nënshkruajë kontratë deri më 2023.





