Lojtari kontravers thotë se çdo lojtar ëndërron të luajë një ditë për Barcelonën (Foto)
Joey Barton beson se largimi i Philippe Coutinho nga Liverpooli është vetëm një çështje kohësh.
Barcelona ianë refuzuar tre oferta për lojtarin brazilian, i cili ka dorëzuar një kërkesë transferimi në Anfield.
Barton mendon se largimi i Brazilainit do të ndodhë herët apo vonë dhe faji është i Liverpoolit që nuk e ka gjetur një zëvendësues për të.
“Coutinho po kërkon të largohet, dhe Barca ka ofruar pothuajse 120 milionë funte, më duket se janë më shumë se çduhen për të, atëherë pse ata nuk e pranojnë ?” i tha Barton talkSPORT.
“Ai është një brazilian. Ai tashmë është duke jetuar në një distancë të largët larg shtëpisë dhe ndoshta është rritur duke dashur të luajë për Barcelonën. Nuk ka mungesë respekti ndaj Liverpulit. Por Barcelona është klub i nivelit që lojtari dëshiron të laujë të paktën një herë në jetë. Nuk është ai Liverpoolii viteve ’80. Ai Liverpool fitoi titujt, ky ekip nuk ka fituar titullin për më shumë se 20 vjet, kështu që pse duhet të fajësoni djalin?” përfundoi Barton.





