Valverde e ‘rehaton’ Messin: Mësoni se për çfarë bëhet fjalë

Valverde e ‘rehaton’ Messin: Mësoni se për çfarë bëhet fjalë

Ernesto Valverde pas vetëm 3 ndeshjes ka vendosur që formacioni më i mirë me Lionel Messin është ta vendosësh argjentinasinsi një 9 falco.

Duke u nisur me skemën 4-3-3 në ndeshjen e parë të Superkupës, trajneri e ndryshoi në një 3-5-2 pas humbjes 3-1, por sërish nuk pati sukses me të.Gjatë sfidës në Bernabeu e ktheu skemën në 4-4-2.

Valverde në ndeshjen hapëse të LaLiga kundër Real Betis përdori skemën 4-2-3-1 në të cilën lojtarët u ndien shumë më të rehatshme, duke e shtyrë kundërshtarin me lehtësi më të madhe dhe duke luftuar gjatë gjithë 90 minutshit.

Kjo skemë e vuri Messin në rolin e tij të mëparshëm gjatë epokës së Pep Guardiola si një numër 9. Argjentinasi goditi tre herë portën rivale ku njëra falë një devijimi përfundoi në portë.

Sergi Roberto tregoi aftësinë e tij për të qenë zëvendësues i Andres Iniesta, teksa u rikthye në pozicionin e tij të preferuar.

Paraqitja e mirë e Robertos në mbrëmjen e të djelës mund tëbëjë Barcelonën që përfundimisht të dorëhiqen për Coutinhon, pasi dhe braziliani mbulon të njëjtin pozicion në fushë.

Shpërndaje në: