Alban Skenderaj tregon anën humane (Foto)
Këngëtari i njohur dhe dashur i baladave, Alban Skenderaj, sot përmes një veprimi të bukur që ka bërë , ka treguar anën humane.
Albani së bashku me ekipin e Inciativës “Fundjavë ndryshe”, ka vizituar dhe ndihmuar njerzit në nevojë në disa pjesë të Shqipërisë, shkruan Periskopi. Ai këtë ndihmë e ka quajtur modeste, teksa ka deklaruar se është një nga pak mënyrat që janë për të sensibilizuar njëri tjetrin lidhur më këtë.
“Edhe pse nuk do preferoja t’a postoja ndihmen time shume modeste e bej sepse eshte nje nga pak menyrat qe jane per te sensibilizuar njeri-tjetrin dhe te kujtojme qe ka shume njerez ne vendin tone qe kane vertete nevoje per gjerat elementare te jetes. Eshte e vertete, ne ndoshta nuk e ndryshojme dot boten por me mire te bejme aq sa mundemi qe lehtesojme dhimbjen se sa te mbyllim syte e te pretendojme se jetojme ne nje parajse imagjinare. “Fundjava Ndryshe” me mahniti per prakticitetin qe ka ndertuar per te ndihmuar njerezit, me ushqime, rroba, lodra, ilace, sende te perdorura etj, duke krijuar nje ure lidhese midis njerezve qe duan te ndihmojne dhe familjeve ne nevoje.
#BamiresiaNukTeVarferon #FundjavëNdryshe”, ka shkruar Albani.
Ndryshe Albani ka ndihmuar edhe më herët familjet në nevojë së bashku me këtë Inciativë. /Periskopi




