Motrën e Kim Kardashian kaq seksi nuk e keni parë kurrë
Kylie Jenner është një nga yjet e preferuara të shumë njerëzve anë e mbanë botës. Ajo gjithmonë ka shkëlqyer në kombinimet e saj, ku shpeshherë edhe ka sjellë trende të reja në modë.
Përveç kësaj Kylie njihet edhe si një nga yjet me linjat më të përsosura të trupit.
Këto linja ajo nuk ka hezituar t’i zbulojë në fotografitë e fundit, që i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, transmeton telegrafi. Në këto dy fotografi ajo shfaqet e veshur në kostum të bardhë, me tiara në kokë, ndërsa duket tejet e bukur dhe joshëse.
Afër saj ka një telefon në formën e buzëve, ndërsa qilimi me ngjyrë rozë në të cilin është shtrirë ajo mund të jetë indikator, se Kylie është duke bërë një foto-sesion të ri.
Dy fotot janë postuar para dy ditëve dhe deri tani ajo ka marrë dy milionë pëlqime.





