Assesi të rehatohet Wilshere, rrahet me kundërshtarët midis fushës së futbollit (Video)
U cilësua si një nga talentet më premtues të futbollit, por mesfushori Xhek Uillshajër vazhdon të godasë më bëmat e tij.
25-vjeçari i cili kohët e fundit është aktivizuar me ekipin U23 të Arsenalit për shkak të dëmtimeve të shumta, është tradhtuar nga nervat gjatë ndeshjes së sotme Arsenal U23 – Mançester Siti U23.
Në minutën e 63-të mesfushori u ndëshkua me karton të kuq pas shtyrjes anti-sportive ndaj kundërshtarit dhe përleshjes fizike në mesin e fushës.
Uillshajër ishte shumë i revoltuar dhe e vazhdoi konfliktin edhe në dhomat e zhveshjes. Anglezi po e përjeton shumë keq këtë moment jo të suksesshëm që është duke kaluar në karrierë.
Wilshere gets sent off. #AFCU23 pic.twitter.com/u7ixNfVYUX
— Terje (@ArsenalTerje) August 21, 2017



