Rita Ora, zbulon detaje nga projekti i ri muzikor (Foto/Video_
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të publikojë së shpejti projektin e ri të saj.
“Lonely together” titullohet projekti i ri që Rita e ka punuar me DJ të njohur botëror, Avicii.
Rita do të jetë pjesë e albumit të ri të DJ-it të njohur.
Në këtë klip Rita shfaqet kuq e zi dhe mjaft sensuale, shkruan Telegrafi.
Ka kohë që ylli shqiptar s’ka publikuar këngë të reja dhe ky projekt shënon rikthimin e saj të madh muzikor.
Ky rikthim i madh muzikor do të kulmojë me një album të ri të saj.




