Besa – Prishtina sfida kryesore e kësaj jave në Superligë
Ndeshja kryesore e xhiros së katërt në Vala Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet nesër ndërmjet Besës së Pejës dhe Prishtinës.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat kanë një rivalitet prej shumë vitesh.
Takimi zhvillohet të dielën në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë me fillim nga ora 15:00. /Periskopi.com



